I dërguari special i presidentit amerikan Donald Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell në një intervistë për Newsmax TV ka thënë se, është duke u përpjekur të krijojë Zonën Ekonomike Mini-Shenzen, duke iu referuar zonës së parë të veçantë ekonomike të Kinës.
Por këtë ide i pari e pati presidenti i Aleances Kosova e Re, raporton arbresh.info
Behgjet Pacolli, kryetar i AKR-së, tha se zgjidhja lidhur me çështjes në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk është politike.
Ai në Zona Zgjedhore përmendi krijimin e një zonë të lirë ekonomike.
“Unë zgjidhjen me Serbinë e shoh krejtësisht në rrafshin ekonomik”.
“Ne politikisht nuk kemi çka t’i japim më Serbisë. Me dokumentin e Ahtisarit ne kemi bo koncesus politik. Serbia ka arritur maksimumin në Kosove dhe çdo gjë që bën do të shkonte në dëm të Kosovës”.
“Unë e shoh zgjidhjen vetëm tek një zonë e lirë ekonomike, e cila do të formohej mes Serbisë dhe Kosovës”.
Sipas tij kjo zonë ekonomike mund të menaxhohej nga një entitet i tretë, përderisa si model ka përmendur variantin në mes të Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut.
Sa i përket idesë së korrigjimit të kufirit në kuadër të marrëveshjes finale me Serbinë, Pacolli tha se asnjëherë nuk ka parë ndonjë ofertë për ndarje të Kosovës. / arbresh.info/
Kjo është deklarata e plotë e Begjet Pacollit e dhënê në vitin 2019:
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/721566218314370/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...