Qytetari Bekim Ibishi, sot e ka bërë vendosjen e flamurit të Kosovës tek Liqeni i Ujmanit.
Ibishi ka treguar në një lidhje direkte në Edicionin Special në Klan Kosova për qëllimin e këtij aksioni.
Ai tha se qëllimi i organizimit ishte të tregohet se pasuritë natyrore si “Trepça” dhe “Ujmani” janë të Kosovës.
“Qëllimi që e kam çuar simbolin e Republikës së Kosovës është për të treguar se pasuritë natyrore si Trepça dhe Ujmani janë të Republikës së Kosovës. Organizimi ka shkuar mirë por aktivistët hezitonin sepse situata mund të eskalonte dhe për atë kemi shkuar në numër jo shumë të madh. Unë nuk kam frikë të lëviz nëpër territorin e Republikës së Kosovës edhe nëse më kushton me jetë”.
Sipas tij Kosova mund t’i ofrojë Serbisë vetëm fqinjësi të mirë dhe asgjë më shumë.
Ai tha se Serbia i ka shkaktuar Kosovës shumë dëme dhe krime.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë