Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi ka thënë se situata në vend është e qetë dhe stabile, duke ju referuar edhe raportimeve të institucioneve të sigurisë.
Sa i përket kërcënimeve të Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq ndaj Kosova, Ibisihi ka thënë se kjo nuk është diçka e re.“Serbia në vazhdimësi ka dërguar kërcënime.
Rreziqet e këtyre kërcënimeve qëndrojnë sepse Serbia ka qëndrim armiqësor ndaj Kosovës. Tendenca e Rusisë që ta mbështesë Serbinë dhe të pozicionohet në Ballkan ka qenë çdo herë dhe kjo po vazhdon”, ka thënë ai.
Sa i përket rrezikut të destabilizimit të mundshëm në Ballkan, Ibishi ka thënë: “Në Serbi në ndaj Vuçiq ka pasë demonstrata dhe po kundërshtohet në vazhdimësi.
Shqipëria është poashtu në situatë të ndjeshme ku ka protesta prej opozitës. Maqedonia e Veriut pas marrëveshjes dhe anëtarësimit në NATO ka kaluar fazën e rrezikut të kërcënimeve.
Kurse Kosova nuk qëndron bash mirë për shkak edhe të papajtueshmërisë së Presidentit Hashim Thaçi me Kryeministrin Ramush Haradinaj. Në aspektin e sigurisë këto përplasje nuk janë të mira”.
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...
Amir Rrahmani fiton Superkupën e Italisë, Napoli mposht në f...