Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka vizituar sot minierën e Trepçës pas incidentit të fundit që ka ndodhur sonte atje ku një grup punëtorësh kanë sulmuar fizikisht Ushtruesin e Detyrës së Kryeshefit të Trepçës, Enis Abdurrahmanin.
Këshilli Grevist i punëtorëve të Minierës së Trepçës i kanë dërguar një kërkesë me shkrim Qeverisë së Kosovës.
Ata kërkojnë nga bordi drejtues që të merr hapa të menjëhershëm që kolegët e tyre të lirohen nga burgjet si dhe të tërhiqet aktakuza ndaj tyre, transmeton arbresh.info
E për këtë ish-kryeshefi i “Trepçës”, Rafet Ibishi, tha se nuk e kemi fut në burg askënd dhe as nuk kemi ngrit aktakuzë, këto janë procese ligjore.
“Dje unë i kam pranuar një grup të këshillit grevist, por të hënën unë e kam konfirmuar se në ora 15:00 do ti takojë këshillin grevistë këtu, ata kanë ardhur më herët, na e kemi pas të caktuar takimin dhe nuk keni dashtë me prit, por këto kërkesa që i keni shkruar ktheni mbrapa. Na as se kemi shti në burg kërkon, as nuk kemi ngrit aktakuzë për kërkon, këto janë procese ligjore, kërkesa te cilat i takojnë drejtësisë nuk dua të përzihem as për vëllain temë. Kërkesat për lirim nga burgu janë absurde”, tha ai.
Kujtojmë se, Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për sulm duke thënë se kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes./arbresh.info/

Walker shpallet “Qytetar i Përjetshëm i Shtimes”
Walker: Nuk pata frikë nga kërcënimet, misioni im ishte të t...
Kurti në Reçak: Krimet e Serbisë nuk mund të fshihen
Pacolli: Reçaku mbetet plagë e hapur në ndërgjegjen njerëzor...
Vendimi i DASH për vizat, reagon Spiropali: Spekulimet e opo...
Basha: Masakra e Reçakut nxori në pah fytyrën fashiste të Se...