Një grua është bërë për spital nga disa person ende të panjohur për Policinë e Kosovës.
Rasti ka ndodhur të martën rreth në Deçan.
Policia e Kosovës është informuar nga Qendra Klinike e Mjekësisë Familjare në Deçan se një grua kishte pranuar tretman mjekësor, pasi kishte pësuar lëndime në kokë dhe trup, shkruan arbresh.info.
“Më datë 16. 02. 2021, rreth orës 10:30, Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor në Deçan, është njoftuar nga QKMF-Deçan se kanë pranuar për tretman mjekësor një person e gjinisë femërore e cili kishte pësuar lëndime në kokë dhe pjesë tjera të trupit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Menjëherë në vend të ngjarjes kanë dalur gjitha njësitet relevante nga Stacioni Policor Deçan.
“Dyshohet se viktima ishte goditur me një mjet të fortë në kokë dhe pjesë tjera të trupit, ndërsa personat e dyshuar kanë arritur që nga arka ti marrin rreth dyqind (200) euro para të gatshme.
Pas një pune Operative nga ana e Hetuesve Rajonal dhe Stacionit Policor Deçan, kanë arritur të identifikojnë kryesit e veprës penale të cilët gjenden në arrati.
Intenzivisht po punohet në kapjen e të dyshuarve./arbresh.info/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje