Ia dëmtojnë veturën duke e goditur me sëpatë

16:34 | 22 Gusht 2016
M. A.

Ditën e djeshme një personi i është dëmtuar vetura pasi atë ia kanë goditur me sëpatë.

Sipas policisë, personi që e ka goditur veturën kishte probleme shëndetësore.

“Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar një sëpatë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale