I vdes nëna, djali ankohet se ndihma e shpejt s’erdhi me kohë

09:20 | 14 Prill 2022
A Z

Një grua ka vdekur në shtëpinë e saj në fshatin Keqekollë të Prishtinës.

Rastin në polici e ka lajmëruar djali i viktimës.

Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë i PK-së:

· Fsh. Keqekollë, Prishtinë, 13.04.2022 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare ka vdekur në shtëpinë e saj. Sipas ankuesit, dyshon se deri te vdekja e nënës së tij ka ardhur si pasojë që ndihma e shpejtë nuk ka dalë me kohë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./arbresh.info/