Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka njoftuar për vdekjen e biznesmenit Lulzim Kryeziu.
AKB-ja me kryetar Agim Shahinin, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij përmes një postimi në Facebook.
“Do të kujtojmë gjatë miku im Lulzim Latifi Kryeziu. Pse na ike kaq herët! Prehu në paqe. AKB do të mburret gjithmonë me ty dhe punën tuaj në ekonominë e Kosovës si Shell, brend ndërkombëtar“, thuhet në njoftimin e tyre.
Më herët, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Toger Sheremet Elezaj, ka bërë të ditur, se një person i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesi familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, tha Elezaj./Arbresh.info
Lexo edhe:
https://www.arbresh.info/lajmet/gjendet-i-vrare-nje-person-ne-objektin-e-biznesit-te-tij-ne-malisheve/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...