Po bëhen gati një muaj që kur pjesëtari i sigurimit, Fahri Ademi u plagos nga një grabitje e armatosur në Veternik afër qendrës tregtare në Veternik.
Pas disa ditësh trajtimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), përkatësisht në Klinikën Intensive, Ademi tani po vazhdon mjekimin në Turqi.
Ndonëse ka kaluar gjendjen koma, Ademi ende është i palëvizshëm.
Për të vazhduar tutje mjekimin, familjarë të tij kanë kërkuar ndihmë financiare.
“Për momentin është me fizoterapi, është i palëvizshëm. Sipas doktorëve atje i duhen 45 ditë për ushtrime e që ka gjasa të përmisohet 80% për me lëvizë me këmbët e tij. Neve na duhet me ja siguri edhe 45 mijë euro që me vazhdu trajtimet e poashtu edhe me fizoterapi.”, ka thënë njëri nga familjarët e Ademit.
Numri kontaktues: 044 1760 178.
XK051951494343321139

Godet veturën zyrtare me veturën e tij në Ferizaj, arrestohe...
Prishtina e mbushur me mbeturina, Rama: Të mos bllokohen kon...
“Java e gjelbër”, deputetët diskutime për problemet e eviden...
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
Kandiq: As në Serbi s’është thënë që të vrarët në Dubravë is...
Irani godet një cisternë në Dubai, mbante rreth dy milionë f...