Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti në vendin tonë për javën e ardhshme do të ndikohet nga masa të nxehta ajri afrikane, të shoqëruara me temperatura të larta dhe pa reshje shiu.
Kushtet e motit do të karakterizohen nga vapë e fortë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar nga rrezet e diellit, veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, transmeton Arbresh.info.
Qëndroni të hidratuar dhe shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve të pikut (11:00 – 17:00).
Moti për pesë ditët e ardhshme:
E hënë
Moti me diell dhe vranesira të pakta.
Temperaturat minimale: 14 – 18°C
Temperaturat maksimale: 33-37°C
Era: e lehtë nga drejtimi i veriperendimit
E martë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 12 – 17°C
Temperaturat maksimale: 31-35°C
Era: nga veriperëndimi, 1–5 m/s
E mërkurë
Moti me diell dhe vranësira të shpërndara.
Temperaturat minimale: 14– 18°C
Temperaturat maksimale: 32°C-36
Era: kryesisht nga verilindja, 1–4 m/s
E enjte
Moti kryesisht me diell
Temperaturat minimale: 13 – 17°C
Temperaturat maksimale: 31-35°C
Era: nga verilindja, 1–4 m/s
E premte
Moti do të jetë kryesisht me diell. Vranësira të pakta parashihen për rreth relievit malor..
Temperaturat minimale: 13-17°C
Temperaturat maksimale: 31-35°C
Era: e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi./Arbresh.info
Horoskopi për sot
Mot i vranët me reshje shiu dhe bore të dielën
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...