Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të ndërpresë masën e arrestit shtëpiak për të Izedin Bytyqin, ish-zëvendës sekretar në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Bytyqi po hetohet si i dyshuar për veprat penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe mbajtjen në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.
Kjo u konfirmua nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.
“Të pandehurit I.B i është ndërprerë masa e arrestit shtëpiak, ashtu që i njëjti mbrohet në liri”, tha Gashi për Arbresh.info
Tutje, ajo bëri të ditur se Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës me datë 02.12.2024 ka paraqitur në Gjykatën Themelore Prishtinë – Departamenti Special kërkesë për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak për të pandehurin I.B, duke theksuar se kjo prokurori ka ndërmarrë veprime hetimore me qëllim të zbardhjes se kësaj çështjeje penalo – juridike, andaj nga gjyqtari i procedurës paraprake është kërkuar që të ndërprehet masa e arrestit shtëpiak për të pandehurin I.B, pasi PSRK konsideron se kanë pushuar shkaqet për të cilat është caktuar kjo masë, është kërkuar që të njëjtit ti hiqet masa e arrestit shtëpiak dhe hetimi ndaj të pandehurit I.B. të zhvillohet në procedurë të rregullt.
“Gjyqtari i procedurës paraprake erdhi në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është e bazuar, për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit I.B dhe procedura penale ndaj tij do të zhvillohet në procedurë të rregullt duke u mbrojtur në liri”, theksoi Gashi.
Izedin Bytyqi, u arrestua më 9 tetor në aksionin që Prokuroria Speciale kishte ndërmarrë në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Iranit: Ngushtica e Hormuzit mbetet e h...
8 vjet nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi
Serbia ul akcizat në produktet e naftës për 40 për qind
Tragjedia në Vjenë: Sot varroset në Skenderaj, Pajtim Bajram...
Sulmohet një police në Ferizaj, e dyshuara lirohet në proced...
Ndalohet një shtetase e Serbisë në Kosovë, dyshohet për doku...