Në varrezat e Kalabrisë në Itali sot i është dhënë lamtumira e fundit at Antonio Belushit, priftit arbëresh i cili gjithë jetën e tij ishte angazhuar për kauzën shqiptare.
Në ceremoninë mortore ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Kosovës për raporte me Selinë e Shenjt në Vatikan, Vehbi Miftari.
Mbi arkivolin e Antonio Belushit, Miftari është kujdesuar që ta vendos edhe flamurin e Kosovës krahas atij të Shqipërisë.
Belushi ishte quajtur edhe “Ati shpirtëror i arbëreshëve të Italisë” dhe kishte qenë adresë mikpritjes e pothuaj të gjithë shqiptarëve që i vizitonin arbëreshët në Itali./rtk
Zampolli: Italia ka mbi 50% shanse për të marrë pjesë në Bot...
Nafta shtrenjtohet për 1 cent
A po zhvillohet zgjedhja e presidentit në kundërshtim me Kus...
Sekuestrohen armë dhe municion në Pejë
Atentati në Lezhë: Dyshohet se autorët janë larguar drejt Ko...
I dërguari i Trump vazhdon të insistojë se Italia ka 50 për ...