Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka reaguar pasi ky qytet tash e disa ditë po përballet me mungesë të furnizimit me energji elektrike.
Ai thotë se vetëm sot kjo komunë ka qenë 5 orë pa rrymë.
“Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa i përket furnizimit me energji elektrike. Vetëm sot, mbi 5 orë pa rrymë i gjithë Ferizaj, e kjo gjendje po vazhdon edhe tani. Në terr familjet, në terr mërgimtarët që kanë zgjedhur të kalojnë festat me familjarët e tyre në vendlindje, në terr bizneset që po humbin mijëra euro çdo orë nga dëmet që sjell mungesa e energjisë elektrike”, shkroi Aliu në Facebook.
Ai kërkon ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
“Ndonëse përgjatë 7 viteve, Komuna e Ferizajt ka siguruar investime milionëshe në kapacitete të energjisë elektrike, siç është Nënstacioni 110/35/10 kV që do të përurohet më 31 Dhjetor, prapë ferizajasit, përballen me terr. Kush do t’i paguaj këto dëme, familjeve e bizneseve ferizajase? Kërkoj ndërmarrjen e masave të menjëhershme nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ministria e Ekonomisë, KEDS/KOSTT që Ferizaj të trajtohet barabarësisht, që reduktimet e energjisë elektrike të kësaj përmase enorme, pa orar e pa arsye të qëndrueshme të marrin fund”. Shkroi Aliu./Arbresh.info/
Mbi 44 mijë vetura u importuan më 2025, të përdorurat më të ...
Televotim në Big Brother: Brikena dhe Gimbo “kokë më kokë” p...
Rama: Bllokimi i përkohshëm i TikTok-ut solli masa për mbroj...
Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol
Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët ...
Kurti: Dita e dytë e takimit tërëditor të kabinetit qeverita...