Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës, është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit në një fushë në fshatin Plloqicë të Malishevës.
Gjatë arrestimit, Isufi ishte i plagosur dhe fillimisht u dërgua në urgjencën e Malishevës, ndërsa më pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) nën masa të rrepta sigurie.
Drejtori i Klinikës Emergjente, Naser Syla, ka bërë të ditur për Arbresh.info se gjendja e të dyshuarit është stabile dhe se po i bëhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme.
Ai pohoi gjithashtu se Isufi do të transferohet së shpejti në Klinikën Abdominale për trajtim të mëtejshëm.
“Po aktualisht pacienti ndodhet në emergjencë, jane duke iu bërë ekzaminimet. Gjendja e tij është stabile. Do të transferohet në Kirurgji Abdominale”, ka thënë Syla./Arbresh.info
Vrasja e dyfishtë në Malishevë, Policia: Në vendin e ngjarjes u gjetën dy armë
Policia: I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë, ishte i plagosur
Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e dy vëllerzëve
Vijojnë kërkimet për gjetjen e Jurgen Karajt, FSK me dron në...
Tejkaloi kolonën përmes trotuarit, vozitësi gjobitet me 200 ...
Rama ndan video nga vizita në Bazilikën e Zojës së Këshillit...
Ministri i Jashtëm gjerman: Çdo marrëveshje për kontrollin e...
Plagosja e 40-vjeçarit në rrugën Gjilan-Kamenicë, arrestohen...
55 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë