Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton se mbrëmë rreth orës 22:40 në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri M. H, viti i lindjes 1935.
I burgosuri, nga data 02.12.2020 me rekomandim të mjekut të Q.K Dubravë është hospitalizuar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku përkundër ofrimit të ndihmës mjekësore, i njëjti ka ndërruar jetë.
“M. H nga fillimi i mbajtjes së dënimit ka pasur probleme shëndetësore në zemër, diabet dhe sëmundje me komplikime të tjera. Si pasojë e sëmundjeve dhe moshës, i njëjti tërë kohën ka qenë i vendosur në Stacionarin e Qendrës Korrektuese Dubravë dhe është trajtuar nga mjekët në këtë institucion, në spitalin Pejës dhe në SHSKUK.
I njëjti ishte i dënuar me dhjetë vite burgim për Veprën Penale; Keqpërdorim seksual nën moshën 16 vjeçare”, njofton SHKK.
“Organet kompetente janë duke i zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoi shkakun e vdekjes”, përfundon njoftimi i tyre./Express/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...