Një aksident në pasditën e djeshme në Gurrakoc të Istogut ka qenë fatal për 17 vjeçarin, Diamant Osmanaj.
Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 16:00 tek varrezat e Lagjes Osmanaj, shkruan Indeksonline.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale e Pejës, ku ka dhënë edhe detaje për rastin e rëndë.
“Ky aksident ka ndodh sot rreth orës 17:20 në lagjen “Osmanaj” të Gurakocit. Viktima është një këmbësor me inicialet D.O. i lindur në vitin 2001 në Gurakoc. I dyshimti me inicialet F.B. i lindur në vitin 1985 ka qenë duke drejtuar automjetin e tipit “Passat” me targa vendore. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave të komunikacionit. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës në spital”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Xhevat Ibra.
Ndryshe, vdekjen e Diamantit e kanë përjetuar rëndë familjarët dhe shoqëria e tij. Ata me dhimbje kanë kumtuar lajmin e zi, ndërsa 17 vjeçarin do ta kujtojnë përherë si një person të urtë e të dashur.

Sejdiu pret në takim Oravin, njofton përfundimin e mandatit ...
Ishte i dënuar për një vrasje në 1999, kosovari arrestohet s...
Ronaldo 41 vjeç, rekordet e pabesueshme të CR7
Kancelari gjerman mbërrin në Katar, ndalesa e dytë e turneut...
Kur pritet të bëhet certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve ...
Mbi 6 mijë policë do të garantojnë Lojërat Olimpike Dimërore