Kryetari i OVL e UÇK-së, Hysni Gucati, ka deklaruar se i është refuzuar kërkesa për vizitë në Hagë te ish-krerët e UÇK-së.
Ai sqaroi se ka bërë tre kërkesa për vizitë, dhe ka pranuar refuzim.
“Refuzimi më bëhet jo nga Gjykata Speciale, por nga administrata e burgut, që nuk ka ndodhur asnjëherë kjo. Kjo tregon që kjo gjykatë dhe administrata e burgut po i shkel të drejtat e njeriut brenda në burg por edhe të neve që s’na lejojnë t’i vizitojmë”, ka deklaruar Gucati në Klan Kosova.
Gucati më tej tregoi se e ka specifikuar në kërkesë që ka kërkuar ta vizitojë Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën dhe Sali Mustafën.
“Nuk më kanë kërkuar kushte dhe nuk me kanë treguar se pse është refuzuar vizita. Një dite para se të nisem me kanë dërguar email duke më treguar se më është refuzuar kërkesa, ndërkaq unë i kam bërë rezervimet e biletave dhe të hotelit”.
“Arsyet s’japin fare se pse nuk me lejohet t’i vizitoj. Sot i jam drejtuar me email për të kërkuar arsyen dhe jam në pritje e sipër të përgjigjes së tyre. Do të bej kërkesa vazhdimisht për t’i vizituar krerët e UÇK-së, nuk do të ndalem asnjëherë”, tha Gucati, duke shtuar se nesër në Hagë për vizitë do të shkojë vëllai i ish-presidentit Thaçi, pra që atij i është lejuar vizita.
Osmani përgëzon Ramën për progresin e Shqipërisë në rrugën d...
Edi Rama nis vizitën në Prishtinë, pritet nga Osmani
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...