Në Shqipëri do të nisë nesër një takim rajonal në nivel ministrash të brendshëm për të diskutuar mbi çështjet që lidhen me radikalizmin e dhunshëm dhe koordinimin mes shteteve për të parandaluar dhe luftuar këtë fenomen.
Në takim, i cili pason atë të organizuar muajin e kaluar në Uashington nga Departamenti amerikan i Shtetit do të marrin pjesë 12 vende, ku përveç atyre të Ballkanit perëndimor, do të jenë edhe shtete anëtare të BE-së si dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat përfaqësohen nga Zv/Sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall.
Në këtë takim të pranishëm do të jenë edhe Ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, Këshilltari për Siguri Nacionale i kryeministrit, Edon Myftari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni si dhe drejtori i kunderterrorizmit në Polici të Kosovës, Fatos Makolli
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...