Hyseni: Kosova është e gatshme të arrestoj të dyshuarit e Speciales

15:33 | 11 Gusht 2015
M. A.

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni ka mbajtur konferencë për shtyp, ku ka folur për gjendjen e sigurisë në vend. Ekstremizmi i dhunshëm, terrorizmi, pjesëmarrja në luftëra të huaja si dhe gatishmëria e policisë për zbatimin e urdhrave të prokurorëve të Gjykatës Speciale për të arrestuar të dyshuarit e kësaj gjykate kanë qenë disa prej temave që ai ka prekur.

Ministri Hyseni ka thënë së institucionet e sigurisë në Kosovë nuk posedojnë as një informacion për ndonjë rrezik eminent sa i përket terrorizmit por që Kosova vazhdon të sillet si të kishte ndonjë informacion të tillë, dhe nuk është imune ndaj një sfide kaq të ndjeshme,shkruan Zëri.

Ndër të tjera ai ka thënë se ministria është duke punuar që t’i lehtësoj punën policisë së Kosovës.

“Ministria është duke punuar që policia të ketë sa më pak punë sa i përket ekstremizmit fetarë, dhe për këtë arsye është duke vizituar secilën komunë të Kosovës dhe këshillat komunal për siguri në bashkësi, ku bëjnë pjesë edhe bashkësitë fetare. Ne po përçojmë mesazhin për ta luftuar ekstremizmin e dhunshëm, terrorizmin dhe pjesëmarrjen në luftëra të huaja”, ka thënë Hyseni.

Ndërsa sa i përket themelimit të dhomave të veçanta të Gjykatës Speciale dhe arrestimit eventual të të dyshuarve ai ka shtuar se organet e rendit janë të gatshme që të marrin përgjegjësi. “Institucionet e Kosovës janë të gatshme t’i marrin përgjegjësit dhe obligimet, më konkretisht Policia e Kosovës do ta bëjë zbatimin e urdhrave të prokurorëve nga kjo gjykatë për ti arrestuar të dyshuarit e kësaj gjykate”, ka thënë ministri Hyseni.

Ai foli edhe për aplikimin e Kosovës në organizatën e Interpolit, ku theksoj së çështja është duke u shqyrtuar. Ai tha se institucionet kosovare presin një vlerësimin pozitiv sa i përket udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, që pritet të ndodhë në muajin shtator nga institucionet e Bashkimit Evropian.

Shpërndaje në rrjete sociale