Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim lamtumirës, Ancik Van Claster, ambasadoren jo Rezidente të Belgjikës në Kosovë dhe shefin e Zyrës Diplomatike belge në Prishtinë.
Hyseni e ka falenderuar ambasadoren për kontributin që ka dhënë gjatë kohës sa ka mbuluar Republikën e Kosovës, duke vlerësuar se mes të dyja shteteve ekziston një bashkëpunim i shkëlqyer sa i përket bashkëpunimit në luftimin e krimit të organizuar.
Ai në këtë takim ka folur për angazhimet që ka bërë Ministria e Punëve të Brendshme në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, luftimin e terrorizmit, dhe plotësimin e kritereve që kanë dalë nga procesi i liberalizmit të vizave, që edhe u kurorëzua me rekomandimin për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ambasadorja Van Claster theksoi se gjatë kohës sa ka shërbyer në Kosovë ka pasur në bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet e Kosovës dukë shtuar se edhe në të ardhmen shteti belg do të përkrahë Kosovën në anëtarësimin në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.
Hyseni ka kërkuar përkrahjen e shtetit belg për vizat në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e BE-së, në nivel të ministrave të brendshëm.
Studentët e Pejës dalin në protestë kundër sulmeve ndaj Ramu...
Guterres përshëndet armëpushimin në Lindjen e Mesme, thirrje...
Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas marrëveshjes për armëpushi...
Trump: Fitore e plotë për Amerikën, ditë e madhe për paqen b...
KEDS tregon cilat zona mbesin sot pa rrymë për shkak të puni...
Irani pranon të hapë Ngushticën e Hormuzit për dy javë