Deputetët e Kuvendit të Kosovës po e shqyrtojnë projektligjin për legalizimin e armëve dhe dorëzimin e armëve të vogla dhe të lehta, municionit dhe mjeteve eksplozive.
Ministri i MPB-së Skënder Hyseni i cili po prezanton këtë projektligj njoftoi se 260 mijë armë të paligjshme janë në duar të personave civil të qytetarëve të Kosovës, ngase ka qenë 310-340 mijë.
Ai tha se çdo i shtati qytetar i Kosovës posedon armë pa leje, ndërsa vetëm brenda një viti policia konfiskon 1 mijë 200 armë.
Hyseni konsideron se përmes amnistisë qytetarët mund të dorëzojnë armët e paligjshme dhe sipas tij për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, kjo çështje përfundimisht duhet të rregullohet me ligj.
Ndërkohë Projektligji për automjete nuk kaloi në Kuvendin e Kosovës pasi që nuk pati kuorum.
Të gjitha grupet parlamentare në Kuvend i kanë dhënë mbështetje këtij projektligji sipas të cilëve duhet ë hiqet fare homologimi i automjeteve. Ai që ishte kundër është Raif Qela nga PDK, i cili tha se duhet të rregullohet çështja e kufizimit të viteve për automjetet e importuara.
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...