Ai thotë se këtë e ka ditur para se ai të jetë aty, prej që është e edhe tutje beson njëlloj.
Durmishi thotë se këto i ka thënë edhe në Këshillin e Përgjithëm të Vetëvendosjes, por meqë shumica kanë vendosur që Deda të jetë, e ka respektuar këtë qëndrim.
Në një intervistë në Klan Kosova ai e ka pranuar se në Vetëvendosje nuk ka demokraci pasi që merret një vendim. Ai është i prerë dhe secili duhet ta mbrojë pavarësisht çka mendojnë individualisht, transmeton lajmi.net.
“I kam shpreh këto qëndrime për Ilir Dedën edhe në Këshillin e Vetëvendosjes dhe kemi pas debat, mirëpo kur merren vendimet në Këshillin e Përgjithshëm ato respektohen. Çfarëdo kanë qenë ato pastaj i kam respektuar ato. Derisa nuk merren vendimet ka demokraci, kur merren ato më nuk ka demokraci në Vetëvendosje”, ka thënë ai.
Foli edhe për statusin e tij, ku e ka pyetur nëse ka qen. Tha se nuk kishte qëllim ofendimi, vetëm se sipas tij, ia ka treguar se ku e ka vendin.
“E kam pyet a ka qen por jo ashtu si kanë menduar disa. Nuk kam dashtë ta fyej, nuk pajtohem me të për shumë çështje politike me të por ai është aktivistë i Vetëvendosjes ende”, tha ai.
“Ma i dobishëm do ishte Ilir Deda që ta shikonte qenin në shtëpi apo ta merrte një në strehimore e jo ku është atje e nuk e mbron qëndrimin e Vetëvendosjes”, tha ai.
E pranoi se Deda ka marr shumë vota, por tha se nëse kandidon si i pavarur nuk mund t’i merr ato vota që ka pasur.
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...
KFOR zhvillon ushtrime luftarake në ambiente të mbyllura në ...
Bashkimi fiton dramën pas dy vazhdimeve ndaj Pejës në “...
Arb Manaj shpallet futbollisti i vitit në Kosovë