Sërish në pikë kalimi kufitar te Dheu i Bardhë është pritja më e gjatë për hyrje-daljen e qytetarëve.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë të ditur se në këtë pikë për të hyrë në territorin e Kosovës duhet pritur 15-20 minuta, ndërsa kolona është e gjatë 100-150 metra.
Edhe në dalje të kësaj pike të kalimit kufitar ka kolona deri në 300-350 metra dhe pritjet janë nga 30 deri në 40 minuta.
Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga 3 deri në 15 minuta.
Të interesuarit mund të informohen për gjendjen në vendkalimet kufitare në kohë reale duke klikuar KËTU./arbresh.info/

Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...