Të shtunën, hyrja në Vushtrri nga drejtimi për Prishtinë do të jetë e mbyllur për gjashtë orë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur të premten ushtruesi i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Hysni Durmishi, që ka kërkuar nga qytetarët të përdorin rrugë alternative.
“Të dashur qytetarë, nesër, më 13.12.2025, për shkak të asfaltimit të bypass-it të Vushtrrisë, segmenti Smrekonicë – hyrja në Vushtrri (drejtimi për Prishtinë) do të jetë i mbyllur nga 08:00 – 14:00. Përdorni rrugën alternative nëpër qytetin e Vushtrrisë”, ka njoftuar Durmishi në Facebook.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...