Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit bëri të ditur për një rast të kundërvajtjes në trafik, ku një person ka hyrë në rreth-rrotullim nga ana e kundërt dhe i njëjti më pas ka rezultuar se është në ndikim të alkoolit.
Në njoftimin për media bëhet e ditur se gjatë kontrollit të dokumenteve ka ekzistuar dyshimi i bazuar se vozitësi i këtij automjeti mundë të jetë nën ndikim të alkoolit.
“Pasi i është bërë matja e alkoolit me alkool test i njëjti është vërtetuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 0.87 promila alkool”, thuhet në njoftim.
Të njëjtit në bazë të ligjit 08/L-186 neni 233 paragrafi 4 i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 200 euro, konfiskuar patentë shoferi me masa e përkohshëm e ndalim vozitjes në afat prej tre muajsh dhe dy pikë negative, si dhe automjeti i tij është konfiskuar përkohësisht.
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë, e kalueshme për të gjitha automjet...
Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare
Media ndërkombëtare shkruan për fitoren spektakolare të Koso...