Një person është arrestuar në Kamenicë pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës nga territori i Serbisë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Kamenicë / 07.04.2024 – 11:40. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti ka kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic
Teknologjia ukrainase e dronëve në rritje
Rama: Siguria ushqimore, sfida kryesore në procesin e negoci...
Arrestohet një person i dyshuar për vjedhje të rëndë në Pris...
BILD: Liverpool ka vendosur që Xabi Alonso të jetë trajneri ...