Zëvendës ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Colleen Hyland në konferencën e organizuar nga MASHT-i me temë “Edukimi, çelës për t’u përballur me ekstremizmin dhe radikalizmin online”, tha se popullata e Kosovës është më e reja në Kosovë dhe sipas saj gjithë ky përdorim i internetit që po bëhet kjo konferencë është shumë e rëndësishme.
“Mendimi kritik ua mundëson të rinjve që të jenë të vetëdijshëm për informatat që i marrin”, ka thënë ajo.
Hyland tha se ISIS dhe organizatat tjera terroriste janë duke shfrytëzuar mjete të ndryshme të cilat cak i kanë të rinjtë.
“Mbrojtja e të rinjve prej këtyre kërcënimeve kërkon përgjigje të dyfishtë. Qeveria e Kosovës tashmë ka punuar shumë për t’i tërhequr këto përmbajtje të rrezikshme që iu ofrohen të rinjve”, ka thënë ajo/Arbresh.info.
Votohet në parim buxheti për vitin 2026, leximi i dytë më 20...
Kryeministri Kurti e pret Ramën me ceremoni solemne në Qever...
Policia e Prishtinës sekuestron 8 armë dhe municione të ndry...
Kurti mori pjesë në hapjen e ekspozitës “Paraja rrëfen...
BE pjesëmarrëse në takimin e Bordit të Paqes
Rama: Po ua tregoj një sekret, Osmani u kërcënua dy vjet nga...