Hungaria rinovon mbështetjen për Serbinë, një strategji e saj kjo, për të penguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, OKB dhe Këshillin e Evropës.
Hungaria madje ka paralajmëruar edhe rrëzimin e aplikimit nga ana e Kosovës për në BE.
Ky vendim vjen në një kohë pak më të zbutur midis Serbisë dhe Kosovës.
“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme evropiane mund të rrezikojë pajtimin”, thotë Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”,- tha Szijjártó, në një takim në ministrinë e jashtme të Hungarisë në Budapest./A2
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...