Kryeministri hungarez Viktor Orban, ka deklaruar se Serbia dhe Republika Sërpska janë “çelësi i stabilitetit të Ballkanit Perëndimor” dhe tha se Hungaria do ta ndihmojë Republikën Sërpska me 100 milionë euro.
Orban ka shpjeguar se Qeveria e Hungarisë ofron 100 milionë euro ndihmë financiare për Republikën Sërpska në kuadër të politikës përgjegjëse hungareze të fqinjësisë për forcimin e stabilitetit në rajon.
Paratë janë të destinuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Republikën Sërpska.
Kryeministri hungarez tha se Dodik ishte një politikan i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe paralajmëroi fuqitë perëndimore se një veprim i tillë si vendosja e Dodikut mënjanë do të ishte e rrezikshme.
Gjatë vizitës së fundit të Orbanit në Republika Sërpska, u ra dakord për të krijuar një Fond Hungarez në Sërpska, i cili do të ketë në dispozicion rreth 100 milionë euro grante. /arbresh.info
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj