Një aksident i rëndë gjatë së premtes mbrëma ka marrë jetët e dy personave në rrugën Gjilan – Ferizaj, gjegjësisht në fshatin Budrigë e Epërme.
Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugëve erdhi deri te përplasja.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Sipas Hashanit vetura e tipit BMW me targa 06 humbi kontrollin dhe kaloi në shiritin e kundërt, me ç’rast u përplas me makinën Seat-Leon me targa BU, shtetas i Serbisë me kombësi shqiptare.
“Me datën 04.10.2019 rreth orës 22:40 ne rrugën e Ferizajit saktësisht ne fshatin Budrigë e Epërme policia e Kosovës është njoftu se ka ndodhur aksident rrugor me lëndime të renda ku të përfshira kanë qenë dy vetura: Dyshohet se deri te aksidenti te ketë ardhur atëherë kur drejtuesi i Veturës BMW me targa 06 shqiptar shtetas i Kosovës, dyshohet duke mos e përshtatë shpejtësinë kushteve të rrugës e humbe kontrollin mbi automjetin dhe kalon në shiritin e kundër ku me anën e djathtë përplasët në veturën Seat-Leon me targa BU, drejtuar nga vozitësi shqiptar shtetas i Serbisë, veturë e cila ne atë moment lëvizte në drejtim të kundërt Ferizaj-Gjilan. Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore me pasoja fatale pësojnë dy pasagjeret e veturës BMW, që të dy shqiptar shtetas të Kosovës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e të dy veturave. Pas ndihmës ne QE-Gjilan të lënduarit transferohen ne QKUK-Prishtinë”.
Me urdhër të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion.
Hetimet rreth këtij rasti të rëndë janë duke i udhëheq njësitet e trafikut rajonal./arbresh.info/
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme
Lëvizja Vetëvendosje garon me numrin 116 në zgjedhjet e 28 d...
BE me hezitime për heqjen e masave ndaj Kosovës para zgjedhj...
Sergio Ramos luan ndeshjen e fundit në Meksikë, tani i lirë ...
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë