Rexhep Selimi, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, në Interaktiv të KTV-së, ka folur për zhvillimet e fundit në Lëvizjen të cilës i përket ai.
Duke e komentuar largimin e kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, nga postet e tij në Lëvizjen Vetëvendosje, Selimi tha se kjo është humbje për Ahmetin, ndërsa theksoi se nuk e ka befasuar një vendim i tillë.
“Unë me Shpendin jemi miq. Por, nuk më ka befasuar duke e njohur nga afër. Ndoshta votuesit e Shpendit janë ndierë më të befasuar të cilët nuk e kanë ditur se Shpendi ka kohë që nuk merr pjesë në mbledhjet e Kryesisë. Tash jam i detyruar t’ia respektoj vendimin, por duhet t’i them se ka gabuar. Mendoj se ai tash e tutje duhet të mbajë fjalën para qytetarëve, t’i realizojë premtimet, t’i mbrojë të drejtat e qytetarëve të Prishtinës, dhe ta përmbush mandatin e tij si kryetar i Prishtinës duke u realizuar premtimet e dhëna”, theksoi ai, raporton Koha.net.
“Mendoj se në këtë rast, në spektrin politik, më së shumti ka humbur Shpendi, sepse Shpendi nuk e ka një Lëvizje Vetëvendosje tjetër, e Lëvizja do ta ketë një kandidat tjetër në zgjedhjet e ardhshme. Unë i dëshiroj suksese në udhëheqjen e Prishtinës, sepse suksesi i tij në udhëheqje është në interes të qytetarëve”, u shpreh Selimi.
Duke folur për mundësinë e dorëheqjes së Shpend Ahmetit nga drejtimi i Prishtinës, Selimi tha se VV nuk e ka biseduar fare këtë temë.
“LVV nuk ka pasur probleme me Shpendin e as anasjelltas. Ky është vendim i tij, të cilin unë s’e përkrahi, ka gabuar, por shpresoj se mandatin do ta realizojë siç ka premtuar”, tha Selimi, duke shtuar se nuk e di arsyen e largimit.
“Nuk e besoj se do t’i bashkohet krahut tjetër”, tha ai, duke iu referuar grupit të quajtur tashmë “grupi i Molloqajt”.
“Nga Grupi Parlamentar i LVV-së deri më tani nuk ka dorëheqje. Ata kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e strukturës së organizatës politike, por jo nga GP dhe nga LVV. Ata janë anëtarë të VV-së dhe të GP-së. Nuk dua t’i konsideroj ndryshe, përveçse ashtu siç janë”, tha Selimi në Interaktiv.
Ai tregoi se në mbledhjen e sotme të GP të LVV-së, grupi i të dorëhequrve nuk kanë qenë të pranishëm.
“LVV nuk është ndarë. Ka dorëheqje, por nuk është ndarë. Ka dorëheqje nga strukturat e VV-së, pro jo nga GP. Duhet ta dimë se në gjendje më të rëndë është Kosova sesa LVV. Vetëvendosje nuk është e formuar për vetveten, por për Kosovën”, u shpreh deputeti i VV-së, Rexhep Selimi./Koha.net/
Travel and Tour World: Turistët e huaj zgjedhin Parkun Kombë...
Mblidhet KQZ-ja, pritet certifikimi i kandidatëve dhe listës...
Capello për penalltinë e Liverpoolit: Ishte skandaloze, simu...
Moti në Shqipëri me diell në pjesën më të madhe të vendit, v...
Banorët zbulojnë të pathënat për Toneyn dhe Benitën
Demokratët fitojnë zgjedhjet lokale në Miami pas 28 vitesh