Një person ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e rënies nga një objekt ku po kryheshin punime.
“Rreth orës 07:30 kemi marrë informacionin se në Fushë-Kosovë, nga një objekt ku po kryheshin punime, një person ka rënë nga lartësia”, ka thënë Agron Borovci, nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës
Me të marrë informacionin policia bashkë me ekipin e mjekëve kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
“Policia ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore si dhe ka induar një hetim me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit”, ka shtuar Borovci.
Duhet shtuar se në Kosovë janë të shumta rastet kur persona të ndryshëm humbin jetën përderisa janë duke punuar në objekte të larta.
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...