Policia e Kosovës ka njoftuar se është raportuar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Suharekë, për një fëmijë të vdekur.
Rasti ka ndodhur dje rreth orës 05:00 në fshatin Peqan të Suharekës.
“Nga QKMF në Suharekë raportohet për vdekjen e viktimës mashkull K/Shqiptar-fëmijë”, ka konfirmuar policia duke e cilësuar si vdekje të dyshimtë.
Trupi i viktimës është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...