Një 20 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të trafikut që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Greme të Ferizajt.
Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 03:43 minuta, ku siç njofton policia, sipas raporteve të para, rasti ka ndodhur kur ngasësja e veturës Opel Vectra me targa duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një mur.
“Me këtë rast njëra nga pasagjeret (E.M. 20 vjeçare) sipas mjekëve, nga lëndimet e pësuara kishte ndërruar jetë, ndërsa ngasësja e veturës dhe dy pasagjeret tjera kanë pësuar lëndime trupore”, njofton policia e Ferizajt, përcjellë Klan Kosova.
“Të lënduarave, fillimisht u është dhënë ndihma mjekësore në Emergjencën e Ferizajt,ku ngasësja është trajtuar në këtë ent shëndetësor, ndërsa dy pasagjeret tjera janë dërguar në QKUK Prishtinë, kurse trupi i pajetë i viktimës, me urdhër të Prokurorit dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.
“Pas trajtimit mjekësor, ngasësja e veturës me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dërgohet në mbajte për 48 orë”./Klan Kosova/
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen