Një 62-vjeçar ka humbur jetën si pasoj e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:15 në lagjen Tusus të Prizrenit.
“Më datë 20.07.2025, rreth orës 11:15 policia ka pranuar informacionin se në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit është dërguar një person mashkull, A.P., 62 vjeç, me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit. Përkundër përpjekjeve mjekësore, është konstatuar vdekja e tij. Njësitet policore, hetuesit dhe teknika kriminalistike kanë dalë në vendin e ngjarjes në lagjen Tusus të Prizrenit”, tha Bytyqi.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML ndërsa hetimet janë në zhvillim nga Sektori Rajonal i Hetimeve./Arbresh.info
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...
Aktakuzë kundër dy personave për marrje dhe dhënie të ryshfe...
`Diella` fiton çmimin e parë për përdorimin e inteligjencës ...
BE: Procesi i dialogut nuk dëmtohet për shkak të Lajçakut