Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka reaguar përmes Facebookut në lidhje me kundërshtimin që partitë opozitare shfaqën dje dhe sot për rezolutën e publikuar dje nga koalicioni qeverisës.
Hoxhaj tha se kjo rezolutë është pikërisht rezultat i kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike parlamentare dhe shoqërisë civile për një rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.
Shkrimi i tij i plotë:
Rezoluta e propozuar dje është rezultat i kërkesave të vazhdueshme të të gjitha partive politike parlamentare dhe shoqërisë civile për një rol aktiv të Kuvendit të Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi.
Ky rol do të formalizohej edhe zyrtarisht duke e votuar të gjitha partitë rezolutën meqë përmban të gjitha elementet: reflekton qëllimet tona në dialogun me Serbinë, përcakton epilogun e këtij procesi, përfshinë vijat e kuqe dhe heq çfarëdo dyshimi për atë çka duam të arrijmë në këtë dialog, si dhe i përcakton temat e panegociueshme. Prandaj sjellja e kundërt konfirmon se nuk ka vullnet politik jo vetëm për ta përmbyllur dialogun por as për t’i dhënë rol Kuvendit sikurse është përsëritur në vazhdimësi./arbresh.info/
Tifozët në revoltë kundër FIFA-s, biletat e Botërorit shkojn...
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...