Nënkryetari i Kuvendit dhe deputeti i PDK-së Enver Hoxhaj ka njoftuar se i ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj ka shkruar se ka vizituar në Hagë miqtë e tij, ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli.
“Sot vizitova miqtë e mi, Hashimin dhe Kadriun! Të vendosur e besimplotë që drejtësia do të triumfojë! Historinë e lirisë nuk mund ta ndryshojë askush!”, ka shkruar Hoxhaj./arbresh.info/

LDK kërkon afat shtesë për marrëveshjet ndërkombëtare
Nagavci: Jemi të gatshëm të kontribuojmë në një rezolutë për...
PDK kërkon të futet në rend dite draft-rezoluta për mbrojtje...
Deputeti i LDK-së kërkon afat shtesë për shqyrtimin e marrëv...
Policia e Kosovës zbulon laborator droge në Prizren, arresto...
Seanca plenare nis me kujtimin e demonstratave të pranverës ...