Philip Gordon është zgjedhur zëvendës këshilltar për Siguri Kombëtare në zyrën e zv.presidentes amerikane Kamala Harris.
Pas këtij lajmi, kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ndjehet i lumtur se miqtë që kanë marrë pjesë në shtet ndërtimin e Kosovës po i kthehen Shtëpisë së Bardhë, transmeton Arbresh.info.
Ai gjithashtu ka thënë se pret që me administratën e re amerikane të punohet ngushtë që të përfundohet rruga që Kosova ka nisur, të bëhet anëtare e plotë dhe me të drejta të barabarta në OKB.
“Urime për Philip Gorgon, për emërimin si zv.këshilltar për Siguri Kombëtare te zv,presidentja amerikane Kamala Harris. Jam i lumtur që shoh miqtë që ishin pjesë e shtet-ndërtimit të Kosovës, duke u kthyer në Shtëpinë e Bardhë. Pres të punojmë ngusht me administratën e re për të përfunduar atë që kemi filluar së bashku: Kosovën, anëtare të plotë dhe të barabartë në OKB.”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.
Philip Gordon kishte pritur në takim Enver Hoxhajn sa ishte ministër i Punëve të Jashtme në vitin 2011, derisa ai mbante pozitën e Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euroazi.
Gordon, ka qenë një zë i fuqishëm mbështetës për pavarësinë e Kosovës si dhe për ta çuar vendin drejt anëtarësimit në OKB./Arbresh.info/
Hetemi: Dokumentimi i krimeve të luftës kërkon verifikim e q...
Trump mban konferencë për luftën në Iran – pikat kryes...
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëm...
Kombëtarja e Kosovës në futsall gati për sfidat e paraelimin...
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, rrëfehet Jasir A...
Rogerti në rolin e dajës së Brikenës – ia ndërpret das...