Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se zhvillimet në Lindjen e Mesme, veçanërisht pas dobësimit të regjimit të Asadit në Siri, kanë krijuar mundësi për avancimin e njohjeve ndërkombëtare për Kosovën.
“Kur ne po flasim sot, pas dy-tri javësh të rënies së Asadit në Siri, ka qenë e mundur që të merrej njohja e Sirisë. Sot është po ashtu e mundur që të merret edhe njohja e Libanit, për shkak të dobësimit të Rusisë dhe Iranit në rajon,” tha Hoxhaj në T7 duke theksuar se kjo situatë duhet të shfrytëzohet nga institucionet e Kosovës për të rritur njohjet ndërkombëtare.
Hoxhaj gjithashtu kritikoi institucionet vendore për mungesën e veprimeve konkrete dhe strategjike në drejtim të lobimit ndërkombëtar dhe u ndal tek situata politike e brendshme, duke theksuar nevojën për një opozitë të fuqishme dhe ndryshime politike në vend.
“Unë mendoj që zgjedhjet të cilat do të mbahen më 9 shkurt do të jenë zgjedhje ku ndryshimi politik do të udhëhiqet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ndryshimi do të jetë opozita. Është një bindje të cilën ne e dëgjojmë prej Prizrenit deri në Podujevë.”, ka thënë Hoxhaj.
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...