Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, me të cilin kanë biseduar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka pritur në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot dhe biseduan për zhvillimet e fundit politike dhe ngjarjet në veri.
Hoxhaj, thotë se deeskalimi i situatës në veri dhe lirimi i tre policëve të Kosovës, të rrëmbyer nga Serbia, është tejet i nevojshëm tani dhe bëri thirrje që të ndërmerren sa më parë hapa për t’u ulur tensionet atje.
“Prita në takim ambasadorin e Francës në Kosovë, z. Olivier Guérot dhe biseduam për zhvillimet e fundit politike dhe ngjarjet në veri. Deeskalimi i situatës atje dhe lirimi i menjëhershëm i tre policëve të Kosovës të rrëmbyer nga Serbia, është tejet i nevojshëm tani. Sa më parë të ndërmerren hapa për t’u ulur tensionet!”, ka shkruar Hoxhaj./Arbresh.info/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë