Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj është takuar me zëvendëskryeministrin e Kurdistanit në Irak, Qubad Talabanin.
Në një postim në Facebook, Hoxhaj thotë se nga Talabani mori përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës,shkruan Arbresh.info.
Ndër të tjera, ai bëri të ditur se zëvendëskryeministri i Kurdistanit mund ta vizitojë së shpejti Kosovën.
“Kënaqësi të takoj Qubad Talabanin, Zëvendëskryeministër i Kurdistanit në Irak. Biseduam për luftën e gjatë të popujve tanë për liri, për ballafaqimin tonë me gjenocidin, si dhe për nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet vendeve tona. Nga ai mora përkrahje për të shtyrë përpara njohjen e pavarësisë së Kosovës! Gjithashtu, më premtoi se do ta vizitojë Kosovën në një të ardhme shumë të afërt”, ka shkruar Hoxhaj.
Kurti nuk i do zgjedhjet: Nuk kemi nevojë për bllokada e kle...
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...