Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Enver Hoxhaj gjatë qëndrimit në Berlin ka takuar Christoph Heusgen, këshilltarin për politikë të jashtme dhe siguri të kancelares Angela Merkel, me të cilin ka biseduar për perspektivën evropiane të Kosovës, rolin e Gjermanisë në këtë drejtim dhe marrëdhëniet bilaterale.
Sipas një njoftimi të Ministrisë së Jashtme, Hoxhaj e ka falënderuar Heusgen për përkrahjen e fuqishme të Gjermanisë për Kosovën duke e konsideruar si adresën kryesore në mesin e shteteve të BE-së.
“Kosova gjendet në një fazë të rëndësishme të forcimit të shtetësisë dhe Gjermania është kyçe për ndërtimin e institucioneve të brendshme sa më efikase dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar. Në këtë aspekt, Kosova ka ndërmarrë çdo hap të domosdoshëm për liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që puna e bërë do të shpërblehet me një vendim pozitiv. Është jetike për ne të vazhdojmë ta kemi përkrahjen e pakursyer gjermane”, citohet të ketë thënë Hoxhaj.
Sa i përket bashkëpunimit bilateral, Hoxhaj e Heusgen janë pajtuar se ai është shumë i rëndësishëm për zhvillimin e Kosovës dhe integrimin evropian pasi edhe MSA-ja është një mundësi për hapjen e tregut të Kosovës ndaj atij evropian.
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet
E kryer, Endrick do të huazohet tek Lyoni
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës