Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Enver Hoxhaj, është takuar sot me diplomatin gjerman Wolfgang Ischinger.
Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se ishte kënaqësi ta takonte Ischinger në Prishtinë, derisa tha se ai është njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës.
“Kënaqësi e veçantë ta takoj në Prishtinë mikun tim dhe mikun e Kosovës, ambasadorin Wolfgang Ischinger, njëri nga mbështetësit më të mëdhenj të pavarësisë së Kosovës. Gjithnjë falenderues ndaj tij për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe popullit tonë.”, ka shkruar Hoxhaj në statusin e tij./arbresh.info/
Nuk u përfshi në listën për deputetë/ Driton Hyseni i VV-së ...
Vdes Alush Gashi
Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në fshatin Mazgit të O...
Haxhiu në takim me Komisioneren e BE-së: Kosova e përkushtua...
Ministri i Jashtëm iranian: Nuk kemi besim te SHBA-ja, do të...
Kurti: Reagimi i policisë dhe prokurorisë për incidentin në ...