Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh zëvendëskryeministër i Kosovës, ka deklaruar sot që subvencionet nuk do të ndalen por do të rriten, duke përgënjeshtruar lajmet që kanë qarkulluar se gjoja subvencionet në bujqësi do të ndalen.
Gjatë mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor të PDK-së në Komunën e Rahovecit, Hoxhaj i siguroi fermerët se mbështetja për ta nuk do të ndalet, duke theksuar se lajmet për ndaljen e subvencioneve janë të rrejshme.
Në Facebook, Hoxhaj shkroi se zhvillimi i bujqësisë mbetet prioritet i PDK-së, duke shtuar se mbështetja ndaj fermerëve do të vazhdojë me rritjen e subvencioneve ku të gjithë banorët do të përfitojnë direkt apo indirekt.
“Sot PDK mban kuvendin zgjedhor në Rahovec. Një degë në të cilën kemi organizim të fortë dhe laramani profesionesh, duke filluar nga fermerët, mjekët, mësimdhënësit, inxhinierët, e shumë profesione të tjera.
Zhvillimi i bujqësisë në këtë pjesë të Kosovës mbetet prioritet i PDK-së. PDK po angazhohet për rritjen e subvencioneve në bujqësi dhe mbështetjen ndaj fermerëve, ku do të përfitojnë të gjithë banorët direkt apo indirekt. Subvencionet nuk do të ndalen”, shkroi Hoxhaj.
Fitoi përballë Orban/ Merz uron Magyar: Drejt një Evrope të ...
Numërohen 84.91% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahe...
Inter fiton me rikthim ndaj Comos dhe i afrohet edhe më shum...
Ylli i Parisit rikthehet për ndeshjen e kthimit ndaj Liverpo...
Kush është Peter Magyar, që rrëzoi Orbanin pas 16 vitesh në ...
Pacolli: Humbja e Viktor Orban shënon fundin e një kapitulli...