Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se Sllovakia duhet ta njohë Kosovën mbi parimet e njëjta që e kanë njohur 23 vende të Bashkimit Evropian.
Këtë deklaratë Hoxhaj e bëri pasi ministri i Jashtëm sllovak tha se Sllovakia nuk do ta njohë Kosovën jo për shkak të Serbisë por për shkak të parimeve.
Hoxhaj tha se nuk ekziston arsye e politikës së jashtme e as argument politik për të mos e njohur Kosovën.
“Sllovakia duhet ta njohë Kosovën mbi të njëjtat parime qê e kanë njohur 23 shtete të BR’së. Nuk ka parim të politikës së jashtme as argument politik për të mos e njohur pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Hoxhah në twitter.
Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...