Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj ka vazhduar me agjendën e takimeve në Uashington, ku të enjten ka takuar kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, një mbështetës i Kosovës, Bob Corker, si dhe ish-sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright.
Hoxhaj e ka njoftuar Corker për progresin e Kosovës që pas shpalljes së pavarësisë dhe nevojën për t’i thelluar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve në rrugën e konsolidimit të shtetësisë së Kosovës.
“Zhvilluam një takim shumë përmbajtjesor me Corker, i cili është një njeri me shumë ndikim në politikën amerikane. Diskutuam për progresin e Kosovës në këto vite dhe rëndësinë që SHBA-ja mbështet rrugën euroatlantike të Kosovës në të gjitha drejtimet”, ka thënë ai.
Po ashtu, kryediplomati kosovar Hoxhaj ka takuar njërën nga mbështetëset e mëdha të Kosovës me dekada, ish-sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, të cilën e ka falënderuar për përkrahjen ndaj Kosovës dhe e ka njoftuar për zhvillimet e fundit në vend dhe në rajon.
Ndryshe, ministri Hoxhaj ka marrë pjesë edhe në një koncert të organizuar në Uashington nga ministri i Jashtëm i Italisë për nder të 60-vjetorit të Traktatit të Romës.

Çështja e presidentit, Hamza: Ka mundësi që të gjendet një f...
Turqi, përplasje me ISIS/ Operacion në Stamboll, vriten 3 po...
Begaj uron Kurtin për fitoren në zgjedhje: Vota të shndërroh...
Hamza: PDK ka pritur rezultat më të mirë, nuk i iki përgjegj...
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...