Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka kujtuar Ditën e Eksodit Shqiptar, duke thënë se për krimet serbe në Kosovë Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e saj.
Hoxhaj ka thënë se edhe pse janë bërë 21 vjet nga kjo datë e dhimbshme e plot vuajtje, shteti i Serbisë edhe më tutje po vazhdon t’i mbajë nën mbrojtje kriminelët, duke i bërë madje edhe heronj.
“Fatmirësisht, Kosova nuk ishte e vetme në këtë rrugëtim. Shqiptarët e Kosovës u ndihmuan nga i gjithë rajoni ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Përjetë u jemi falenderues që na ndihmuan në ditët më të vështira!”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot shënojmë një ndër ditët më të vështira të historisë së shqiptarëve të Kosovës, Ditën e Eksodit Shqiptar. Sot, kujtojmë dëbimin e mbi një milion shqiptarëve, dhjetëra mijëra civilë të vrarë dhe më shumë se 20 mijë gra shqiptare të dhunuara gjatë luftës në Kosovë.
Edhe pse u bënë 21 vjet nga kjo datë e dhimbshme e plot vuajtje për ne, shteti i Serbisë edhe më tutje po vazhdon t’i mbajë nën mbrojtje kriminelët, duke i bërë madje edhe heronj.
Fatmirësisht, Kosova nuk ishte e vetme në këtë rrugëtim. Shqiptarët e Kosovës u ndihmuan nga i gjithë rajoni ku jetojnë shqiptarët, në Shqipëri, Maqedoni e Mal të Zi. Përjetë u jemi falenderues që na ndihmuan në ditët më të vështira!
Elijona: Ludo ia ka zënë vendin e finales Benitës
Ndalohen për 48 orë tre të dyshuarit që u kapën me mbi 1 mil...
Kurti i njofton ambasadorët për fushatën e MPB-së rreth Ligj...
Kusari dhe Panxha diskutojnë zhvillimin e ndërmarrësisë dhe ...
Afati për president po afrohet, Mustafa: Votojmë një kandida...
Pas Konjufcës, Spiropali nesër takon edhe Haxhiun