Ish ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj I ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Nikoliç i cili ka lidhur Kosovën me terrorizmin.
Sipas Hoxhajt, këto janë analogji të gabuara dhe tendencioze të Nikoliçit me çka e ka fyer Kosovën.
Hoxhaj ka thënë se Serbia duhet të ndërpresë taktikat e saj “terroriste” kundër pavarësisë së Kosovës.
“Presidenti radikal Serb Nikolic ka fyer Kosovën prapë duke përdor analogji të gabuar me terrorizëm me qëllim të dëmtimit të njohjes ndërkombëtare të Kosovës. Kosova është pjesë e kualicionit global kundër terrorizmit. Ndoshta Serbia duhet ti ndërpres taktikat ‘terroriste’ kundër pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hoxhaj.
“Me shume ne gjithçka tjetër, ndoshta ripranimi i Serbisë ne OKB ne vitin 2000 ka ‘fuqizuar’ terrorizmin shtetëror dhe ka ‘inkurajuar’ ikjen nga përgjegjësia për gjenocid ne botë”, ka përfunduar ai./Zeri/
Qindra të evakuuar pasi një zjarr përfshiu një klub nate në ...
Kjo është harta e Kosovës ku shënjohen 103 masakrat e viteve...
Ky është parashikimi i motit për ditën e hënë
Nis mbushja e gropës në rrugën “Don Shtjefën Kurti”, R...
Shembja e rrugës, Oda e Inxhinierëve: Moszbatim i plotë i li...
Kurti viziton Kombëtaren para finales: Përmes jush kemi mund...