Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka rrëfyer një ngjarje me ish-ministrin e jashtëm të Çekisë, Karel Schwarzenberg, i cili vdiq sot.
Hoxhaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova ka humbur një mik të dashur, duke shtuar se Karel Schwarzenberg do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë, që njohu pavarësinë e Kosovës, përcjell Arbresh.info
“Kam bashkëpunuar për më shumë se dhjetë vite me Schwarzenberg dhe çdokohë Kosova ka pasur mbështetjen e tij për çdo temë, por asnjëherë nuk do t’i harroj dy takime të fshehta që i organizoi ai në kështjellën historike të familjes princërore, me politikanë sllovakë, për ta njohur Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj.
Postimi i plotë:
Kosova ka humbur një mik të dashur dhe Evropa mban zi për vdekjen Karel Schwarzenberg. Ai do të mbahet mend përgjithmonë në Kosovë që si Ministër i Jashtëm dhe ndihmës i besuar i Presidentit Havel, njohu pavarësinë e Kosovës.
Kam bashkëpunuar për më shumë se dhjetë vite me Schwarzenberg dhe çdokohë Kosova ka pasur mbështetjen e tij për çdo temë, por asnjëherë nuk do t’i harroj dy takime të fshehta që i organizoi ai në kështjellën historike të familjes princërore, me politikanë sllovakë, për ta njohur Kosovën! U prehsh në paqe mik i dashur!/Arbresh.info
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra