Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në fazën finale. Ndërkombëtarët po kërkojnë nga dy shtetet që deri në fundin e këtij viti të hartohet një marrëveshje përfundimtare e paqes.
Kjo u theksua edhe në Strategjinë e Zgjerimit të BE-së, ku Kosovës dhe Serbisë iu kërkua një marrëveshje sa më shpejtë që është e mundur.
Por, para një marrëveshje përfundimtare, zv/kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj po thotë se Kosova duhet të hartojë një platformë për fazën finale të dialogut.
Hoxhaj ka thënë për lajmi.net se e njëjta platformë duhet të miratohet edhe në Kuvend.
“Kosova duhet të hartojë një platformë, e cila duhet të miratohet në Kuvend të Kosovës dhe e cila do të duhej që të perfshin qëllimet dhe pritjet e Kosovës në dialog me Serbinë”, thotë Hoxhaj.
Sipas zv/kryeministrit Hoxhaj, aty do të duhej të përfshiheshin qëllimet dhe pritjet e Kosovës në dialog me Serbinë.
“Kjo platformë duhet t’i përmbajë të gjithë elementet të marrëveshjes përfundimtare sikurse edhe listën e të gjitha temave dhe çështjeve që janë politike”, ka thënë zv/kryeministri i Kosovës.
Hoxhaj thotë një platformë e tillë do të mundësonte krijimin e një mendimi strategjik për dialogun, që sipas tij duhet të trajtohet si proces dhe prioritet.
Ish-ministri i jashtëm thotë se Kosovës i duhet një plan kohor për dialogun.
“Do të thotë, Kosovës i duhet një plan kohor dhe përmbajtësor se kur duhet të ndodh çka, dhe cilat do të ishin përfitimet dhe përparsitë tona dhe cili mund të ishte skenari i vështirë”, ka thënë Enver Hoxhaj për lajmi.net
Veç dialogut në nivelin e lartë që u zhvillua ndërmjet dy presidentëve, mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë edhe diskutimet në nivelin teknik.
Në të dy format, është kërkuar edhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura në Bruksel, në mesin e të cilave është Asociacioni.
Në mediat serbe ka pasur raportime për formatin e një marrëveshje përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tyre, Kosova do ta përfitonte ulësen në OKB, kurse Kosova do të duhej ta formonte Asociacionin, e Serbia do të vazhdonte rrugën drejt BE-së. /Lajmi.net/
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...